BOTA, 1 Prill 2023, 13:48

Lufta/ Gjenerali amerikan: Ukraina nuk ka gjasa të fitojë këtë vit

Lufta/ Gjenerali amerikan: Ukraina nuk ka gjasa të fitojë

Gjenerali i lartë amerikan, Mark Milley, ka thënë se Ukraina nuk ka gjasa të dëbojë të gjitha trupat ruse nga territori i saj këtë vit, raporton Kyiv Independent.

“Zelensky ka deklaruar publikisht shumë herë se objektivi ukrainas është të dëbojë çdo rus nga Ukraina e pushtuar nga Rusia.

Dhe kjo është një detyrë e rëndësishme ushtarake. Detyrë shumë, shumë e vështirë ushtarake. Por ju e dini se qindra mijë rusë janë ende në Ukrainën e pushtuar nga Rusia.

Nuk mendoj se ka gjasa të realizohet tërheqja e trupave gjatë këtij viti,” tha ai.