BOTA, 1 Prill 2023, 17:09

Turqia nuk gjen paqe, lëkundje të tjera tërmeti në zonën e tragjedisë

Turqia nuk gjen paqe, lëkundje të tjera tërmeti në

Dy tërmete me magnitudë 4.1 dhe 4.2 ballë kanë ndodhur qytetin e Hatayt.

Departamenti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi se një tërmet me 4.1 shkallë Rihter ka ndodhur në orën 15:34.

Tërmeti raportohet se ka ndodhur në një thellësi prej 13:34 kilometrash.

AFAD njoftoi se një tërmet i dytë me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter ka ndodhur në rrethin Samandag të Hatay në orën 15:40.

Mësohet se tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 19.92 kilometrash.

Theksojmë se deri më tani nuk janë raportuar viktima apo dëme materiale.

Tre tërmete me magnitudë të lehtë kanë pasuar gjatë pasdites. 

Turqia ishte goditur nga dy tërmete të fuqishme gjatë muajit shkurt, ku kanë mbetur të vdekur mbi 50 mijë persona.