BOTA, 5 Prill 2023, 17:35

Kobra vdekjeprurëse pas shpinës së tij, piloti ruan qetësinë, bën ulje emergjente

Kobra vdekjeprurëse pas shpinës së tij, piloti ruan

Piloti i Afrikës së Jugut, Rudolph Erasmus kishte në bord të avionit një pasagjer të ri. Nuk bëhej fjalë për një njeri, por për një kobra që rrëshqiti prej papritur nën sediljen e tij.

“Për të qenë vërtet i sinqertë, është sikur truri im të mos e konceptonte atë që po ndodhte. Ishte një moment …frike”, tha piloti për BBC.

“Ndërsa u ktheva në të majtë dhe shikoja poshtë, pashë kobrën duke e tërhequr kokën mbrapsht poshtë sediljes”, tregon piloti.

Ai më pas bëri një ulje emergjente në fluturimin e tij nga Bloemfontein në Pretoria. Avioni privat, një Beechcraft Baron 58, mbante katër pasagjerë, si dhe një gjarpër.

Një pickim nga një kobër Kepi është vdekjeprurës dhe mund të vrasë dikë në vetëm 30 minuta. Ndaj Erasmus thotë se mendoi me kujdes përpara se t’u thoshte me qetësi atyre që ishin në bord se kishte një udhëtar shtesë të padëshiruar.