BOTA, 7 Prill 2023, 19:24

"Ka krijuar grupe të lëvizshme", Kievi: Rusia detyron me dhunë ukrainasit në rajonet e pushtuara të marrin pasaporta ruse 

"Ka krijuar grupe të lëvizshme", Kievi: Rusia detyron

Zyrtarët e instaluar nga Rusia në pjesët jugore të Ukrainës po i detyrojnë civilët të marrin pasaportat ruse duke përdorur metoda të dhunshme, ka pohuar ushtria ukrainase.

Qendra Kombëtare e Rezistencës pretendoi se rusët kishin krijuar "grupe të lëvizshme" që synonin "të bindnin" vendasit të merrnin pasaportat ruse, thuhet në raport.

Kjo erdhi pasi presidenti rus Vladimir Putin tha se nuk ishte i kënaqur me ritmin e marrjes së pasaportave në rajonet e pushtuara.

"Nuk është e pazakontë që gjatë një 'bindjeje' të tillë, pushtuesit përdorin presione: nga kërcënimet deri te përdorimi i forcës fizike", shtoi raporti.

Ai pohoi gjithashtu se Rusia planifikon të mbajë të ashtuquajturat zgjedhje lokale në Ukrainë këtë shtator, por ka probleme me rekrutimin e njerëzve për t'i menaxhuar ato.

Si arsye për pengesën dha "ritmin e ngadaltë të pasaportizimit".

Aktualisht, Rusia zë zonën në bregun lindor të lumit Dnipro në Kherson, dhe shumicën e rajonit Zaporizhzhia.