TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ushtria izraelite ka filluar sulme ajrore në jugun e Iranit, në qytetin Bandar Abbas, duke goditur një depo armësh dhe zona të dedikuara për mjete ajrore pa pilot.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë njoftuar gjithashtu se po synojnë aeroplanë luftarakë dhe infrastrukturë ushtarake në zonat qendrore të Iranit.
Në një raport të fundit, IDF theksojnë se vazhdojnë goditjet ndaj çdo segmenti të zinxhirit të prodhimit të raketave iraniane, duke paralajmëruar se operacioni ushtarak kundër Iranit nuk ka përfunduar, pasi Teherani ende posedon kapacitete dhe synime që konsiderohen kërcënuese.