BOTA, 6 Prill 2023, 14:44

Franca vazhdon protestat, studentët kërkojnë dorëheqjen e Presidentit Macron

Franca vazhdon protestat, studentët kërkojnë dorëheqjen e

Protestuesit marshuan në të gjithë Francën të enjten në një shfaqje kundërshtie ndaj Presidentit Emmanuel Macron dhe projektligjit të tij thellësisht jopopullor të pensioneve, pasi një takim midis kryeministrit dhe sindikatave nuk arriti të thyejë ngërçin politik.

Protestat kundër reformës, e cila ngre moshën e daljes në pension me dy vjet në 64 kanë tërhequr turma prej qindra mijërash në mitingje të organizuara nga sindikatat që nga janari dhe nganjëherë janë kthyer në të dhunshme.

Studentët gjatë protestës në Francë mbajnë një pankartë si pjesë e ditës së njëmbëdhjetë të grevës mbarëkombëtare në qytetin e Rennes. Në parulla shkruan “Grevë, bllokim, Macron dil jashtë”, raporton Reuters.

Grupet e punës u zotuan që do të qëndrojnë në këmbë dhe do të vazhdojnë me protesta pas bisedimeve me kryeministren Elisabeth Borne të mërkurën – që zgjatën vetëm një orë – dhe që nuk pati rezultat në arritjën për ta qetsuar situatën.

Ata thanë se e vetmja rrugëdalje nga kriza ishte që legjislacioni të tërhiqej, një opsion që Borne e hodhi poshtë kategorikisht.

Laurent Berger, kreu i sindikatës më të madhe të vendit CFDT, bëri thirrje “që një numer maksimal punëtorësh, burra dhe gra, për t’iu bashkuar marshimeve në të gjithë Francën nesër”.

Kujtojmë se dita e mëparshme e demonstratave më 28 mars tërhoqi turma më të vogla, sipas Ministrisë së Brendshme, me 740,000 njerëz që protestuan në të gjithë vendin krahasuar me një rekord prej 1.28 milionë më 7 mars.

Një datë kyçe do të jetë 14 prilli, kur Këshilli Kushtetues do të japë vendimin për projektligjin e pensioneve. Ekspertët kushtetues thonë se nuk ka gjasa ta godasë atë, gjë që qeveria shpreson se do të ndihmojë në dobësimin e protestave.