BOTA, 5 Prill 2023, 22:04

Ish-kryeministri italian fillon punë si redaktor në një gazetë

Ish-kryeministri italian fillon punë si redaktor në një
Mateo Renzi (Djathtas)

Ish-kryeministri italian Matteo Renzi tha se do të marrë detyrën e redaktorit të një gazete.

Ai do të drejtojë "Il Riformista", një gazetë e vogël e njohur për kritikat e saj ndaj sistemit gjyqësor të Italisë, një temë për të cilën Renzi ka shkruar një libër, raportoi Reuters.

“Do të jem redaktor për një vit, nga 3 maji deri më 30 prill 2024 dhe më pas do të shohim se çfarë do të bëj kur të rritem”, tha politikani 48-vjeçar.

Renzi drejtoi një qeveri të qendrës së majtë në vitet 2014-2016, duke dhënë dorëheqjen pas humbjes së një referendumi kushtetues dhe duke mbetur në krye të Partisë Demokratike deri në humbjen e zgjedhjeve të 2018-ës.

Më vonë, ai themeloi partinë “Italia Viva”, e cila fitoi rreth 8 për qind në zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar në një koalicion me një grup tjetër, gjë që e rizgjodhi atë në Senat.