BOTA, 6 Prill 2023, 11:38

“Putin është një kriminel lufte”, ish-oficeri rus për luftën në Ukrainë: Pushtimi i një shteti sovran është përtej të kuptuarit

“Putin është një kriminel lufte”, ish-oficeri rus

Gleb Karakulov, një ish-oficer rus, i cili u arratis ndërsa ishte në një udhëtim qeveritar në Kazakistan, duke e bërë atë dezertorin e rangut më të lartë që foli hapur për luftën në Ukrainë.

Karakulov akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin, duke i thënë ‘ ai është një kriminel lufte’. Karakulov arriti të arratisej duke u shtirur se kishte dhimbje stomaku në ditën e fundit të udhëtimit të Putinit në Astana, Kazakistan, tetorin e kaluar, duke i dhënë kohë të mjaftueshme për të marrë gruan dhe vajzën e tij për të hipur në një avion për në Stamboll.

Ish-ushtri rus tha se ‘pushtimi i territorit të një shteti sovran është përtej të kuptuarit” dhe e quajti Putinin një kriminel lufte për terrorizëm dhe gjenocid ndaj popullit ukrainas.

Në rrëfimin e tij, ai ndau informacion e Putini nuk përdor internetin apo celularë, pasi informacionet i merr nga njerëzit e tij të afër.

“Ka humbur kontaktet e botën”, tha ai për Putinin.