BOTA, 23 Shtator 2025, 22:52

Gaza/ Hamasi i kundërpërgjigjet Trump: Të gjithë e dinë se cili është krimineli i luftës

Gaza/ Hamasi i kundërpërgjigjet Trump: Të gjithë e dinë

Hamas-i ka reaguar pas akuzës së presidentit të SHBA-së, Donald Trump, ku sipas këtij të fundit, organizata rebele po pengon përpjekjet për arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës.

“Hamas nuk ka qenë kurrë pengesë për arritjen e një marrëveshjeje për ndalimin e zjarrit në Rripin e Gazës. Administrata amerikane, ndërmjetësit dhe e gjithë bota e dinë se krimineli i luftës, kryeministri izraelit Netanyahu, është i vetmi që pengon çdo përpjekje për arritjen e një marrëveshjeje,” thuhet në një komunikatë për shtyp të organizatës.

Më herët gjatë ditës së sotme, në fjalimin e tij para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Trump deklaroi se Hamas refuzon të lirojë pengjet që mban në Gaza dhe të pranojë një armëpushim.