TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ka nisur Asambleja e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, me pjesëmarrjen e të gjitha shteteve anëtare dhe liderëve të tyre.
Në fjalën e mbajtur nga kreu i OKB-së, Antonio Guterres, u theksua rrezikshmëria e lartë e tensioneve gjeopolitike së fundmi, duke e cilësuar situatën si një “rrethim” dhe “epokë trazirash”.
“Kemi hyrë në një epokë trazirash të pamatura dhe vuajtjesh të pandërprera njerëzore. Parimet e Kombeve të Bashkuara që ju krijuat janë nën rrethim, shtyllat e paqes dhe progresit po shkatërrohen nën peshën e pandëshkueshmërisë, pabarazisë dhe indiferencës”, tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, teksa hapi Asamblenë e 80-të të Përgjithshme.
Në diskursin e tij ai kujtoi edhe efektet e këtyre trazirave:
“Kombet sovrane të pushtuara, uria e përdorur si armë, e vërteta e heshtur”, shtoi ai. “Secila prej këtyre është një paralajmërim”.
Fjalim në Asamble pritet të mbajë edhe presidenti amerikan, Donald Trump, ku pritet të flasë për “suksesin e tij në arritjen e paqes në një shkallë që asnjë president tjetër nuk e ka arritur ndonjëherë”, Raporton Fox News, duke vënë në dukje se presidenti do t’i drejtohet posaçërisht Armenisë dhe Azerbajxhanit; Tajlandës dhe Kamboxhias; Ruandës dhe Republikës Demokratike të Kongos.
Ceremonia u hap nga Sekretari i Përgjithshëm Guterres, e ndjekur nga fjalimet e Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme Baerbock, Presidentit brazilian Lula dhe Presidentit të SHBA-së Trump.