BOTA, 23 Shtator 2025, 20:21

Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan postimin e Shtëpisë së Bardhë: Presidenti Trump flet për një botë më të sigurt dhe më të begatë 

Ambasada e SHBA në Tiranë shpërndan postimin e Shtëpisë

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka reaguar pas fjalimit të Presidentit amerikan Donald Trump në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Me anë të një postimi në Facebook, ambasada thekson se Trump foli për ndërtimin e një botë më të sigurt dhe më të begatë.

Ambasada publikoi edhe një pjesë nga deklarata e Trump, i cili ndër të tjera tha: “Ndërsa përpiqemi të ulim kërcënimin nga armët e rrezikshme, sot po i bëj thirrje çdo shteti të na bashkohet në përpjekjen për të ndaluar njëherë e mirë zhvillimin e armëve biologjike.“