BOTA, 23 Shtator 2025, 22:45

U shpall fajtor për atentatin ndaj Donald Trump/ Dramë në sallën e gjyqit, 59-vjeçari tenton të ngulë stilolapsin në qafë, ndërhyjnë rojet e sigurisë. Vajza: Babi të dua, mos bëj asgjë!

U shpall fajtor për atentatin ndaj Donald Trump/ Dramë në

Një skenë tronditëse u regjistrua të martën në një gjykatë federale në Florida, pasi Ryan Routh, 59 vjeç, u shpall fajtor për tentativë vrasje të presidentit Donald Trump.

Sipas mediave amerikane, vetëm pak çaste pasi juria lexoi vendimin dhe po largohej nga salla, Routh mori një stilolaps dhe tentoi të godiste veten në qafë. Rojet e sigurisë reaguan menjëherë, duke e kapur dhe tërhequr me forcë jashtë sallës, ndërsa vajza e tij, Sara Routh, shpërtheu në thirrje të dëshpëruara: “Babi, të dua! Mos bëj asgjë! Do të të nxjerr unë jashtë. Ai nuk i bëri dëm askujt!”.

U shpall fajtor për atentatin ndaj Donald Trump/ Dramë në

Vetëm disa minuta më pas, Routh u rikthye në sallë i prangosur dhe pa xhaketën e kravatën që mbante më herët, ndërsa këmisha e bardhë nuk kishte shenja gjaku. Gjykatësi caktoi datën 18 dhjetor për shpalljen e dënimit, ku ai rrezikon burgim të përjetshëm.

Pas një gjykimi dyjavor, juria e shpalli Routh fajtor për pesë akuza federale, përfshirë tentativë vrasjeje, sulm ndaj një oficeri federal dhe krime me armë zjarri.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore pas tentativës për vetëvrasje.