BOTA, 23 Shtator 2025, 17:45

Tarifat, Trump: Janë një mekanizëm për të siguruar sovranitetin dhe sigurinë e SHBA-së, disa vende kanë thyer rregullat

Tarifat, Trump: Janë një mekanizëm për të siguruar

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, mbajti një fjalim rreth 1 orë në Asamblenë e 80-të të Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai tha se SHBA-të po përdorin politikën e tyre tarifore si një mekanizëm për të mbrojtur “sovranitetin dhe sigurinë” e vendit.

“Në Shtetet e Bashkuara ne duam tregti dhe tregti të fuqishme me të gjitha kombet, me të gjithë. Ne duam t’i ndihmojmë kombet. Ne do t’i ndihmojmë kombet. Por kjo duhet të jetë gjithashtu e drejtë dhe reciproke”, u tha Trump udhëheqësve botërorë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Trump pretendoi se vendet që kanë “thyer rregullat” kanë ndikuar negativisht te vendet që kanë ndjekur rregullat tregtare.

“Kjo është arsyeja pse Shtetet e Bashkuara po aplikojnë tani tarifa ndaj vendeve të tjera. Dhe pavarësisht se këto tarifa janë aplikuar për shumë vite ndaj nesh…ne i kemi përdorur tarifat si një mekanizëm mbrojtës nën administratën Trump”, tha ai.

Presidenti tha se tarifat do të “sigurojnë që sistemi të funksionojë për të gjithë dhe të jetë i qëndrueshëm në të ardhmen”.