BOTA, 14 Mars 2023, 21:39

Çfarë është droni amerikan MQ-9 Reaper dhe aeroplani luftarak rus që e goditi atë (VIDEO)

Çfarë është droni amerikan MQ-9 Reaper dhe aeroplani

Një dron amerikan është goditur nga një aeroplan luftarak rus dhe është rrëzuar mbi Detin e Zi. Dy aeroplanë Su-27 kishin tentuar të kapnin dronin amerikan – të quajtur MQ-9 – duke hedhur disa herë karburant para saj përpara përplasjes.

Një aeroplan luftarak rus është përplasur me një dron amerikan në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi, duke shkaktuar rrëzimin e tij.

“Mjeti fluturues MQ-9 po kryente operacione rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare kur u godit nga një aeroplan rus, duke rezultuar në një përplasje dhe humbje të plotë të MQ-9”, tha gjenerali i Forcave Ajrore të SHBA-së, James Hecker.

Në fakt, ky veprim i pasigurt dhe joprofesional i rusëve për pak sa nuk shkaktoi rrëzimin e të dy aeroplanëve, raporton skynews.

“Mjetet fluturuese të SHBA-së dhe aleatëve do të vazhdojnë të operojnë në hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe ne u bëjmë thirrje rusëve të sillen në mënyrë profesionale dhe të sigurt”, shtoi ai. Një deklaratë nga komanda evropiane e SHBA-së i përshkroi manovrat ruse si të pamatura, joprofesionale dhe të pasigurta.

Droni ishte në një fluturim rutinë në përputhje me ligjet ndërkombëtare për të forcuar mbrojtjen dhe sigurinë kolektive evropiane, tha ai.

Shtetet e Bashkuara kanë operuar me dron mbi Detin e Zi që para fillimit të luftës në Ukrainë, duke përdorur dronin spiun për të monitoruar zonën.

Por çfarë është droni MQ-9 Reader dhe aeroplani luftarak rus, Su-27?

MQ-9 Reaper

 

MQ-9 Reaper është një dron që përdoret për vëzhgim dhe zbulim, si dhe për misione sulmi. Droni, i cili pilotohet nga distanca, mund të fluturojë në një lartësi deri mbi 15.24 kilometra.

Ai mund të jetë i pajisur me raketa, por komanda evropiane e SHBA-së tha se droni që u rrëzua sot ishte një fluturake e vëzhgimit.

Theksojmë se SHBA-të kanë në dispozicion deri në 320 mjete fluturuese të këtij lloji.

Su-27

Aeroplani luftarak rus, Su-27 është një shpikje e kohës sovjetike dhe e ndërtuar për të rivalizuar teknologjinë e fuqishme amerikane.

Ai është i armatosur me një armë 30 mm dhe është i aftë të gjuajë një sërë raketash dhe bombash.

Ai ishte menduar si një konkurrent i drejtpërdrejtë për aeroplanët e mëdhenj luftarakë të gjeneratës së katërt amerikane, si Grumman F-14 Tomcat dhe McDonnell Douglas F-15 Eagle.

Su-27 është në dispozicion të Forcave Ajrore të Rusisë që nga koha e Bashkimit Sovjetik, gjegjësisht që prej vitit 1985.

Këtë version të aeroplanëve, rusët po e përdorin edhe gjatë pushtimit të Ukrainës.