BOTA, 14 Mars 2023, 13:51

Pastruesit në protestë/ Parisi rrezikon të ‘pushtohet’ nga minjtë, alarmante situata në kryeqytetin francez, kthehet në vendgrumbullim mbetjesh

Pastruesit në protestë/ Parisi rrezikon të

Krizë me mbetjet në Paris. Greva e grumbulluesve të plehrave kundër reformës së pensioneve të Emmanuel Macron ka mbushur rrugët me mbeturina.

Raportohet se në kryeqytetin francez janë mbledhur 5600 ton plehrash. Protesta e punonjësve të kanalizimeve kundër vendimit të qeverisë për rritjen graduale të moshës së pensionit nga 62 në 64 vjeç ka shkuar në të tetën ditë radhazi.

Tre inceneratorë në periferi të kryeqytetit, Ivry-sur-Seine, Issy-les-Moulineaux dhe Saint-Ouen, do të qëndrojnë të mbyllur të paktën deri të mërkurën. “Ajo që do t’i japë fund grevës është që Macron të tërheqë reformën e tij.

Nëse po, Parisi do të jetë përsëri i pastër shumë shpejt,” tha Règis Vieceli, sekretar i përgjithshëm i degës së sindikatave CGT-FTDNEEA, për gazetën Le Parisien.

Sipas Le Parisien, thuhet se Parisi kërcënohet të ‘pushtohet’ nga minjtë, për shkak të mbetjeve. “Prioriteti ynë kryesor është çështja e shëndetit publik”, tha Colombe Brosse, këshilltari përgjegjës për pastrimin e rrugëve.

“Ne kemi bërë shumicën e përpjekjeve tona për të mbajtur tregjet e ushqimit të pastër në të gjitha lagjet,” shtoi Brosse.

Shumë specialistë tashmë kanë dhënë alarmin për rrezikun e përhapjes së minjve.