BOTA, 13 Mars 2023, 20:16

Belgjika ndalon TikTok-un për punonjësit e qeverisë federale

Belgjika ndalon TikTok-un për punonjësit e qeverisë federale

BELGJIKË- Punonjësit e Qeverisë federale belge nuk do të lejohen më të përdorin aplikacionin në pronësi kineze TikTok në telefonat e tyre të punës, tha të premten kryeministri belg, Alexander De Croo.

De Croo tha se Këshilli belg i Sigurisë Kombëtare kishte paralajmëruar për rreziqet që lidhen me sasitë e mëdha të të dhënave të mbledhura nga TikTok, e cila është në pronësi të firmës kineze ByteDance, dhe faktin që kompanisë i kërkohet të bashkëpunojë me shërbimet e inteligjencës kineze.

“Ky është realitetit”, tha kryeministri në një deklaratë. “Kjo është arsyeja pse është logjike të ndalohet përdorimi i TikTok-ut në telefonat e ofruar nga Qeveria federale. Siguria e informacionit tonë duhet të mbizotërojë”.

 

TikTok në një deklaratë tha se ishte i zhgënjyer me një vendim që ai tha se bazohej në “informacion thelbësisht të gabuar”.