BOTA, 8 Prill 2023, 10:23

“Alo, dua të jetoj”, 3000 ushtarë rusë janë dorëzuar muajin e kaluar

“Alo, dua të jetoj”, 3000 ushtarë rusë janë

Kjo shifër përfaqëson një rritje të mprehtë të numrit të trupave ruse që bëjnë thirrje për t’u dorëzuar para ushtrisë ukrainase, tha një zëdhënës i linjës telefonike.

Vitaly Matvienko deklaroi se këtë muaj tre mijë ushtarë rusë kanë thirrur për t’u dorëzuar, e cila gjë është sa dyfishi i muajit shkurt. Ukraina beson se rritja mund të lidhet me një kundërofensivë të raportuar ukrainase, e cila mendohet gjerësisht se do të nis në pranverë.

“Operacioni kundërsulmues i Ukrainës në terren nuk ka filluar ende, por efekti tashmë po jep rezultate”, thuhet në një raport. Linja telefonike “Dua të jetoj” u prezantua në muajin shtator të vitit 2022, raporton skynews.

Rusëve që thirrën u premtohet se do të mbahen në përputhje me Konventën e Gjenevës. Mendohet se mbi 10 mijë rusë deri më tani janë dorëzuar përmes kësaj linje telefonike.