TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Silvio Berlusconi e kaloi natën e dytë të shtrimit në spitalin San Raffaele i qetë. Këtë e ka konfirmuar edhe koordinatori i Forza Italia, Antonio Tajani. “Sapo fola me profesor Zangrillo, ai më tha se Berlusconi ka pushuar mirë dhe po reagon pozitivisht ndaj trajtimeve”.
Konfirmimi erdhi edhe nga presidenti i Mediaset, Fedele Confalonieri, i cili në fund të një vizite në spital tha: Berlusconi "është më mirë se më parë, jam optimist".
Ndërkohë, Il Giornale raportoi disa deklarata të vetë liderit të Forza Italia, i cili gjatë një telefonate me drejtorin Augusto Minzolini tha: "Është e vështirë, por do t'ia dalë edhe kësaj radhe. Arrita që edhe në situata të vështira dhe delikate të ngrihem".
Në orët në vijim priten kontrolle të reja klinike, ndërsa për momentin nuk ka asnjë buletin tjetër mjekësor, pas atij të së enjtes. "Presidenti Silvio Berlusconi ndodhet aktualisht i shtruar në terapi intensive për trajtimin e një infeksioni pulmonar. Është pjesë e një gjendjeje kronike hematologjike që ai vuan prej disa kohësh: leucemia kronike mielomonocitare", thuhej në shënimin e nënshkruar nga Alberto Zangrillo dhe Fabio Ciceri.