AKTUALITET, 4 Tetor 2019, 15:16

Boris Johnson do t'i kërkojë BE-së shtyrjen e Brexit, nëse nuk arrihet marrëveshje deri në 19 tetor

Boris Johnson do t'i kërkojë BE-së shtyrjen e Brexit,

Boris Johnson do t'i dërgojë një letër Bashkimit Europian, për një sthyrje të Brexit, nëse deri në datën 19 Tetor, nuk arrihet një marrëveshje. BBC raporton se ky fakt është bërë i ditur në dokumenta të dorëzuara nga qeveria britanike në një gjykatë Skoceze.

Downing Street ka refuzuar të komentojë këtë çështje, por ka këmbëngulur se Mbretëria e Bashkuar do të dalë nga Bashkimi Europian më 31 Tetor.

Kryeministri ka deklaruar se do të zbatojë ligjin dhe do të nxjerrë vendin nga BE në datën 31 Tetor, por nuk ka specifikuar se si do të arrijë këto dy qëllime kontradiktore.

/TPZ.al/