TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Unë them që Rama nuk e kandidon. Edhe pse s’ka kandidatë më të mirë se Veliaj”. Deklarata u bë nga kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, duke iu referuar garimit të Erjon Veliajt nën logon e PS-së, në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Në emisionin “Zonë e lirë”, Kryemadhi tha se Veliaj, në disa raste, është detyruar “të mbajë flamurin e Ramës”, si vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar, apo projekti për Unazën e Re.
“Po s’mund të thuash që s’ka punuar Veliaj”, shtoi.
Kryemadhi gjykoi se, ka një ndryshim thelbësor mes Veliajt dhe Ramës: “Veliaj me këta drogaxhinjtë nuk përshihet, kurse Rama, si njeri që jeton me makthe, është peng i këtyre”.
“Rama shqetësohet nga popullariteti i Veliajt”, u shpreh Kryemadhi.