AKTUALITET, 9 Maj 2019, 12:34

VIDEO/ Studentët e Korçës protestë kundër Ramës: Ne u zgjuam nga gjumi, ja çfarë kërkojmë

VIDEO/ Studentët e Korçës protestë kundër Ramës:


Studentët e Universitetit të Korçës kanë zhvilluar sot një protestë një orëshe në ambientet e Universitetit të tyre duke risjellë në vëmendje protestat e dhjetorit.

Arsyeja e kësaj proteste është mos realizimi i kërkesave të ‘Paktit për Universitetin” i arritur në dhjetor, mes kryeministrit Rama dhe studentëve.

Një nga studentet që ka folur për mediat ka thënë që ata kërkojnë investime më të larta për Universitetet dhe krijimin e vendeve të punës. Studentja u shpreh për mediat se protesta do të përshkallëzohet nëse nuk plotësohen kushtet.

“Është një rizgjim i studentëve pas gjumit letargjik pas protestave të dhjetorit. Ne i dhamë kohë qeverisë për të realizuar ‘Paktin për Universitetin’ por kjo gjë nuk u realizua.

Ndaj u ngritëm në proteste në shenjë revolte për të paralajmëruar qeverinë dhe për ti thënë se ne akoma nuk i kemi marrë këto benefite të paktit që kryeministri na premtoi në dhjetor. I kërkojmë qeverisë shqiptarë të krijojë fronte të reja pune ose situatë favorizuese për këtë gjë. Investim në arsim dhe punë po kërkojmë.

Kemi menduar që sot ta nisim me një orë protestën për të mos prishur as mësimin por në vijim do të përshkallëzohet, në sasinë e orëve ose në kërkim të një metode tjetër për të protestuar”, u shpreh një studente.

Një tjetër student u shpreh me të njëjtën retorikë si studentja më lart. Ai tha që Pakti nuk është plotësuar, dhe se qeveria ka rënë në gjumë letargjik reagon ndaj problemeve të tyre dhe se reagon vetëm në raste sporadike kur një çështje bëhet problem në media.

Vetingu për pedagogët është një kërkesë që studentët e kanë kërkuar dhe sipas tyre nuk është plotësuar.

“Realizojeni paktin për Universitetit dhe plotësoni kërkesat e tjera që studentët kanë kërkuar. Ka një pakënaqësi të përgjithshme sepse nuk janë zbatuar pikat e kërkuara.

Ne bëmë luftë të madhe për vetingun e pedagogëve por asgjë nga këto nuk ka ndodhur.

Të gjithë po flenë, ka rënë në gjumin letargjik. Zgjohen vetëm kur kanë zgjedhjet ”, u shpreh një student.