AKTUALITET, 5 Maj 2019, 12:45

Bie masiv dheu në Krujë, bllokohet kalimi i mjeteve

Bie masiv dheu në Krujë, bllokohet kalimi i mjeteve


Bie një masiv dheu në aksin Krujë-kampi i punëtorëve në Qafështamë të Krujës.

Për pasojë raportohet të jetë bllokuar qarkullimi i mjeteve në këtë aks.

Bëhet fjalë për një masiv prej disa metër kub dherash, i cili e ka bllokuar qarkullimin në vendin e quajtur lapidari i Abaz Kupit në mes të dy ish- kampeve të punëtorëve.

Për ngjarjen janë lajmëruar edhe Emergjencat Civile.