AKTUALITET, 5 Maj 2019, 10:28

5 Maji, Meta mesazh politikës: Vini në plan të parë vendin, dialogoni dhe bashkëpunoni

5 Maji, Meta mesazh politikës: Vini në plan të parë vendin,


Në Varrezat e Dëshmorëve është zhvilluar para pak momentesh ceremonia e përkujtimit të dëshmorëve.

Presidenti Ilir Meta bëri homazhe për Ditën e Dëshmorëve.

Kreu i Shtetit, Meta tha se klasa politike duhet të bashkëpunojë për të ardhmen e vendit.

“Është ditë reflektimi për të vendosur në radhë të parë interesat e vendit përmes dialogut dhe bashkëpunimit në mënyrë që ëndrrat e tyre të realizohen plotësisht dhe të kujtohen siç duhen të gjithë ata që kanë kryer sakrifica sublime për të ardhmen e Shqipërisë”, theksoi Presidenti Meta.