AKTUALITET, 5 Maj 2019, 10:02

Policia aksion gjatë natës, heq tabelat greqisht-shqip në Sarandë

Policia aksion gjatë natës, heq tabelat greqisht-shqip në


Gjatë mbrëmjes së djeshme është zhvilluar një operacion policor në Finiq të Sarandës për heqjen e tabelave të vendosura edhe në gjuhën greke.

Vendosjen e tabelave dygjuhëshe, në shqip dhe greqisht në fshatrat e Sarandës, në kundërshtim me ligjin e denoncoi një ditë më parë PDIU.

Pas denoncimeve të shumta edhe nga ana e banorëve, ka reaguar Policia e Shtetit.

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet e quajti provokim të rëndë vendosjen e tabelave rrugore në gjuhën greke në jug të Shqipërisë.

Në një deklaratë për mediat, PDIU akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Rama, kur tha se gjithçka është bërë me lejen e tij.