TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish- Eurodeputetja e PE, Doris Pack e pranishme në takimin me Aleancën qytetare për Mbrojtjen e Teatrit, tha se para se të merren këto vendime, lidhur me prishjen e godinës së Teatrit, më së pari duhet të pyeten qytetarët.
Në fjalën e saj, Doris Pack u shpreh se kjo trashëgimi kulturore duhet të ruhet për brezat e ardhshëm, teksa shtoi se kryeministri Rama duhet të tregojë më shumë interes për këtë çështje.
“Faleminderit që më dhatë mundësi që ta mbajmë këtë takim, do ishte shumë mirë që takimi të bëhej në Teatër, por ka njerëz që nuk na lejojnë. Teatri i përket qytetarëve, në kushte të tilla siç jemi sot duhej të ishte hapur dera e Teatrit.
Unë jam shumë e lumtur që ju nuk jeni dorëzuar në mbrojtje të kësaj trashëgimie. Kur vjen në Tiranë shikon vetëm ndërtesa të larta, që nuk tregon asgjë nga shpirti i Shqipërisë. Unë mendoj se këshilli bashkiak duhet ta konsiderojnë çështjen e Teatrit.
Shëtitorja pas nesh, ku gjendet Teatri është financuar nga fondet e BE, janë paratë tona. Duhet të kuptojmë se në çështjen e Teatrit, Kryeministri meqë është artist, duhet të interesohet më shumë për këtë çështje.
Dhe trashëgimia kulturore duhet të ruhet për brezat. Duke qenë në mbështetje të protestës suaj të vazhdueshme”, tha Doris Pack.