AKTUALITET, 5 Maj 2019, 11:23

FOTO/ Një milionë euro drogë, prangoset shqiptari dhe italiani, si u zbuluan nga policia


Dy persona u arrestuan, një 38 vjeçar shqiptar, banues në Piemonte dhe një 44 vjeçar, i lindur në Romë dhe banues në Asti, të cilët u kapën me 100 kg marijuanë.

“Ansa” shkruan se droga ishte vendosur në thasë me ngjyrë të kuqe, në ulësen e pasme të një Ford C Max, me të cilën udhëtonin dy burrat.

Makina u identifikua nga agjentët e policisë, të cilët në atë kohë po kryenin një shërbim tjetër.

Policët vunë re se shoferi i Ford (që më vonë u zbulua se ishte italiani) ishte i shqetësuar nga kalimi i rastësishëm i një makine patrullimi dhe ndryshoi drejtim, kështu që policia vendosi të mos e anashkalonte, duke e ndjekur.

Të dy u ndaluan në Lancia, në ndërtesën ku qëndronte shqiptari.

Në shtëpi u gjetën edhe tre peshore elektronike dhe materiale për paketimin e drogës.

Droga, e cila vlen rreth 300,000 euro me çmim shumice dhe pothuajse 1 mln euro në shitje me pakicë.

Hetimet e policisë vazhdojnë për të gjurmuar bashkëpunëtorët e mundshëm dhe rindërtimin e rrjetit kriminal që ndihmoi dy burrat në transportin e drogës.

“Ishte një aksion i lindur pothuajse aksidentalisht, pas intuitës hetimore të disa oficerëve të policisë që shfrytëzuan manovrat e dyshimta të një ndërlidhësi droge”-shpjegon udhëheqësi i Skuadrës së Policisë së patrullës, Marco Martino .

Hetimet vazhdojnë të kuptojnë origjinën e drogës, edhe nëse hipoteza e parë duket se çon në Italinë e Jugut ose Spanjë.