TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në ceremoninë përkujtimore të dëshmorëve të atdheut ka marrë pjesë edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shoqëruar nga ish-deputetë demokratë.
I pranishëm në ceremoni ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha
Nga varrezat e “Dëshmorëve të Kombit” Basha dha edhe një mesazh për qytetarët. Ai i ftoi ata që në këtë ditë të reflektojnë dhe të bashkohen bashkë dhe për të mbrojtur lirinë.
“Kjo ditë duhet të shërbejë si ditë reflektimi për tu bashkuar të gjithë bashkë dhe për të mbrojtur lirinë.
Përkulem sot para dëshmorëve duke nisur me dëshmorin e parë, Mujo Ulqinaku dhe duke vijuar me të gjithë me radhë.
Me dhimbje në zemër kujtojmë të gjithë ata që luftuan kaq shumë për këtë vend, por ranë pritë e kthetrave të diktaturës gjakatare”, u shpreh Basha.