TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu përkujtoi sot Ditën e Dëshmorëve të Atdheut, 5 Majin.
Në këtë ditë, thotë ai duhet të përulemi ndaj atyre që luftuan kundër fashizmit dhe të qëndrojmë larg çdo debati.
Statusi i plotë:
Sot ne duhet te perulemi me respekt e mirenjohje si para atyre qe rane ne betejen e Mezhgoranit, ashtu dhe para atyre qe dhane jeten ne Luften e Gerhotit!
Jashte cdo debati sot eshte nje dite kur ne kujtojme e duhet te kujtojme duke vleresuar me veneracion te gjithe ata qe dhane jeten e tyre ne ate Lufte te Madhe, qe ndau Boten ne dy kampe, fashiste e anti fashiste.
Fatmiresisht, ne saje te perpjekjeve mbinjerrezore, gjakut te atyre qe rane ne u reshtuam me ata qe ju kundervune monstruozitetit fashist e nazist, me Kampin e Madh Antifashist, ne u rreshtuam keshtu edhe me vete popujt gjerman e italian, per te cilet ato rregjime u shndruan jo ne nje zgjedhje, por ne nje kalvar shtypje pa kufi.
Prandaj t’i kujtojme me respekt sot te gjithe ata, qe u ndane nga jeta ne ato beteja, pavaresisht perfytyrimit qe mund te kishin per te ardhmen, pavaresisht se ngjarjet rodhen perseri ne menyre tragjike per Shqiperine, duke e vendosur ate ne anen e “gabuar”, nen perandorine komuniste.