AKTUALITET, 5 Maj 2019, 11:06

“Do shkojmë ta nxjerrim nga zyra me forcë”, flet regjisori Budina: Do rivendosim gërmat e Teatrit Kombëtar

“Do shkojmë ta nxjerrim nga zyra me forcë”, flet regjisori


Regjisori Robert Budina ka folur për Fax news për rivendosjen e gërmave të Teatrit Kombëtar pasi u hoqën para disa ditësh në mënyrë të fshehtë.

Budina thotë që është mbledhur në mënyrë vullnetare nga aktorë, aktivistë dhe njerëz të thjeshtë shuma që duhet për rivendosjen e shkronjave dhe se ato akoma po punohen.

“Brenda një dite u mblodh shuma që duhet për gërmat e Tetarit.

Ato po punohen, 56 mijë lek të reja është shumë që u desh dhe ne i mblodhëm ato” u shpreh Budina.

Budina thotë që Teatri dhe idetë që po artikulohen nga aktorë, aktivistë e pedagogë po bën hapa konkretë për demokracinë. Shumë nga ligjet që artikulohen në Parlament apo idetë që bëjnë axhendën e medias e kanë pikënisjen nga diskutimet në Teatër.

“Përtej teatrit kanë dalë ide të jashtëzakonshme, psh ligji antimafia ka marrë jetë nga këtu. Nisma e ‘Nismës Thurje’ për ndryshimin e sistemin zgjedhor që po lobohet fort nga opozita ka marrë fillesën te ne. Ne po bëjmë hapa konkretë për demokracinë,”- Tha Budina.

Budina shton se shumë socialist kanë shkuar të mbështesin këtë kauzë dhe kërkojnë që kryeministri të largohet nga posti i tij.

“Kanë ardhur socialistë që mbështesin kauzën tonë. Duhet të na lironi dhe ne nga zgjedha e një kryeministri që na ka marrë peng.

Ta fitojmë kauzën, të krijojmë kushte normale dhe pastaj gjithsecili mund të hedhë ide dhe platforma të ndryshme .”

Regjisori tha më tej se ata do bëjnë ç’ është e mundur për ta mbrojtur teatrin, dhe nëse është e domosdoshme do të ketë dhe përplasje fizike sepse nuk mund të vazhdohet më me këtë shkelje të rëndë të demokracisë.

“Ne do përplasemi fizikisht, mund të ketë dhe viktima. Nuk duhet të abuzojnë me demokracinë në këtë mënyrë. Na trajtojnë si një komb idiot. Kemi shembullin e Bashkisë që po shkel Ligjet e vendit.

Si mund ai nga Bashkia të vijë të heqë gërmat. Ai është një hajdut se ky institucion është në varësinë e Ministrisë së Kulturës,”- Vijoi më tej Budina.

Regjisori tregoi se është bërë kallëzim penal në Prokurori dhe akuzon policinë se ka i ka parë hajdutët të vidhnin gërmat dhe s’ka bërë asgjë.

“Jemi 15 veta që kemi bërë një kallëzim penal. Nga informacionet që kemi ne Policia ka mbërritur gjatë kohës që po hiqeshin gërmat dhe nuk është bërë asgjë. Është bërë bashkëpunëtor me hajdutët.

Bashkia u fut në shtëpinë e artistëve dhe e dhunoi, ne duam të dimë arsyen e kësaj gjëje.

Kryeministri vjedh sipas qejfit ndërkohë që 5 mijë shqiptarë ikin nga vendi,”- u shpreh Budina.

Budina bëri deklaratën e fortë se pasi të vihen gërmat nëse kjo gjë ndodh përsëri ta do të shkojnë në zyrën e Kryetarit të Bashkisë dhe do ta nxjerrin atë me zor me akuzën se është ilegjitim dhe hajdut.

“Për mua është çështje simbolike, që të harrohet emri i teatrit kombëtar. Kjo nuk është çështje fizike, kësisoj ka bërë një autogol duke forcuar më shumë fuqinë e teatrit.

Nëse hiqen do ti rivëmë sërish. Ne artistët, dhe njerëzit e tjerë që na mbështesin do ta intensifikojmë luftën. Do ti futemi brenda në zyrë dhe do ta nxjerrim se është hajdut, është ilegjitim. S’ka punë me teatri kombëtar, s’ka lidhje me artin dhe kulturën,”- përfundoi Budina.