TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një automjet është djegur gjatë ditës së sotme në lagjen “Nënë Tereza” në Lezhë. Sipas burimeve, mjeti tip “Toyota” në pronësi të 50 vjeçarit Nikoll Gjergj Prenga është djegur plotësisht.
Mjeti ka qenë i parkuar në anë të rrugës në momentin që ndodhi ngjarja, ndërkohë që bëhet me dije se shkak për këtë është bërë një shkëndijë në rrjetin elektrik.
Njoftimi i policisë:
Më datë 04.05.2019, ora 01:30, në lagjen “Nënë Tereza”, Lezhë, në automjetin “Toyota”, me targë AA107BE, në përdorim nga shtetasi Nikoll Gjergj Prenga, i datëlindjes 21.02.1960, ka rënë zjarr, ku është plotësisht.
Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të sistemit elektrik.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë për “Vlerësim”, si ngjarje aksidentale.