AKTUALITET, 8 Mars 2018, 22:52

Patozi: Marrëveshja e 18 majit, Basha vijon të jetë me Ramën

Patozi: Marrëveshja e 18 majit, Basha vijon të jetë me Ramën

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, deklaroi në “Të Paekspozuarit” se marrëveshja e 18 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës vijon.

Patozi: Ka një marrëveshje të heshtur PD-PS. Mendoni ju që një forcë politike serioze që nuk bashkon dot shtëpinë e vetë, do bashkojë lagjen? Ça do bëjë më LSI-në, do të zvogolëohet, dhe bashkimi me LSI është hileqar nuk është luajal, sepse për dy muaj kemi parë nga puthja në ndarje votash në parlament. Unë kam dyshime të forta që kjo marrëveshje e 18-majit ekziston, dhe do të shikoni PD. Unë kam përshtypjen që duan të sabotojnë reformën zgjedhore të përjashtojnë partitë e vogëla, edhe LSI, dhe ruajnë pozicionet. Lulzim Basha do ti humbi zgjedhjet më 2021, sepse zgjedhjet lokale janë të humbura, kanë mbaruar ato. Zgjedhjet politike do t’i humbasi dhe do thotë mi vodhi kundërshtari, sepse nuk u ndryshua reforma zgjedhore./TPZ.AL/