AKTUALITET, 10 Tetor 2018, 12:42

Berisha nxjerr mesazhin e qytetarit: Deputeti socialist mbron trafikantët

Berisha nxjerr mesazhin e qytetarit: Deputeti socialist mbron trafikantët

Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar deputetin e Partisë Socialiste, Pjerin Ndreun se mbron trafikantët.

Përmes një postimi në “Facebook” Berisha poston mesazhin e një qytetari ku denoncohet lidhja e deputetit socialist me trafikantët në Fushë-Arrëz e Pukë.

Postimi i plotë:

Pjerini vdes për trafikantët

Ata kanë para shumë!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qytetarit dixhital. sb

“Përshëndetje dr. Bashkëngjitur po ju informoj mbi kriminalitetin që ndodh në Fushë Arrëz-Pukë, në foto në krahun e majtë të Z.Pjerin Ndreu, Albert Tuci vëllai i kryetarit të bashkisë Z. Fran Tuci. I dënuar për trafikant dhe vazhdon i qetë punën pasi siç shihet në foto ka mbrojtjen e vëllait dhe të deputetit Ndreu. Gjithashtu çdo emërim në punë bëhet me urdhrin e tij. Ju lutem anonim..”

TPZ.AL