AKTUALITET, 19 October 2026, 20:28

"Berisha ka në dorë të largojë Ramën duke dhënë vetë dorëheqjen", Ervin Salianji del në shesh: E mbani mend si përfundoi Gadafi?!

"Berisha ka në dorë të largojë Ramën duke

Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, është parë këtë të hënë në “sheshbetejën” e protestës që po mbahet në Tiranë.

Salianji tha se të rinjve duhet t’u njihet merita për këtë revoltë që po bëjnë, ndërsa u shpreh se i ka mbështetur ata që prej ditës së parë.

Salianji e sheh arsyen e kësaj proteste dhe revolte te pakti i bërë në vitin 2008 mes Edi Ramës dhe Sali Berishës, pasojat e të cilit, sipas tij, ndihen ende sot.

“Kam qenë përditë me protestuesit, nuk është një revoltë e papritur, por kundër sistemit që është ndërtuar nga një pakt në vitin 2008 mes Ramës dhe Berishës dhe që vijon ende”, tha ai për News 24. 

Për sjelljen e Sali Berishës në këtë valë tensioni, ai tha: Berisha duhej të ruante gjithë kontributin që ka dhënë ndër vite në demokracinë shqiptare dhe do t’i jepte një hov të jashtëzakonshëm protestës dhe do të largonte Edi Ramën, nëse do të dorëhiqej dhe do të jepte kontributin më të rëndësishëm për të hyrë në histori.

"E mbani mend si përfundoi Gadafi?!", tha Salianji, duke thënë se Rama e ka marrë "rrugën drejt rrëzimit".