AKTUALITET, 27 August 2026, 16:34

Berisha ftohet të vizitojë SHBA-të. A do të marrë vizë?

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë një ftesë nga International Democracy Union (IDU) për të qenë pjesë e delegacionit të saj në Konventën Kombëtare të Partisë Republikane 2026, që do të zhvillohet në Dallas, Teksas, më 9 dhe 10 shtator.

Në letrën zyrtare, të datës 7 gusht 2026, sekretarja e përgjithshme dhe drejtoresha ekzekutive e IDU-së, Tina Mercep, konfirmon pjesëmarrjen e Berishës si anëtar i delegacionit të organizatës në këtë aktivitet.

“IDU është e kënaqur që ju do t’i bashkoheni delegacionit dhe jemi të bindur se pjesëmarrja juaj në këtë mbledhje historike të Partisë Republikane do të jetë me vlerë për ju dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë”, thuhet në letrën drejtuar Berishës.

Sipas ftesës, detajet për organizimin e delegacionit, akreditimin dhe programin e aktiviteteve do t’u komunikohen pjesëmarrësve nga sekretariati i IDU-së në vijim. 

Mbetet për tu parë nëse kreu i PD do të arrijë të sigurojë vizën për të shkelur në SHBA.