AKTUALITET, 27 August 2026, 11:49

'Fokusi'/ Me armë dhe municione, arrestohet 61-vjeçari i dënuar më parë për kultivim droge

Një 61-vjeçar është arrestuar nga policia në Krujë, pasi u kap me armë zjarri pistoletë dhe me municion.

Arrestimi i shtetasit me iniciale Sh.M u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Fokusi”, ndërsa policia thotë se ai ka qenë i dënuar më parë për kultivim droge.

Gjatë kontrolleve, në një magazinë brenda rrethimit të banesës së tij, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë), së bashku me krëhër me municion, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Fokusi”.

Mbante pa leje armë zjarri pistoletë me municion, vihet në pranga një 61-vjeçar, i dënuar më parë për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohet arma e zjarrit, bashkë me krëhërin dhe fishekët.

Në vijim të operacioneve për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasve që posedojnë pa leje armë zjarri dhe, për pasojë, cenojnë sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Fokusi”, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. M., 61 vjeç, banues në fshatin Abaze, Krujë.

Gjatë kontrolleve, në një magazinë brenda rrethimit të banesës së tij, u gjet 1 armë zjarri (pistoletë), së bashku me krëhër me municion, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.