TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kjo javë pritet të shënojë kulmin e fluksit të emigrantëve dhe turistëve që largohen nga Shqipëria. Pas 25,277 pasagjerëve në dalje të regjistruar fundjavën e kaluar, këtë javë parashikohet që numri të shkojë në rreth 30 mijë.
Për përballimin e fluksit të lartë, në Portin e Durrësit janë marrë masa të posaçme, duke u vënë në dispozicion 24 sportele për përpunimin e udhëtarëve, ndërsa operojnë 5 tragete në dalje dhe 5 në hyrje, dopjo korsë.
Gjithashtu, strukturat përgjegjëse janë në gatishmëri për menaxhimin e lëvizjeve dhe për të garantuar një proces sa më të shpejtë të kontrollit kufitar.
Masat janë përqendruar veçanërisht në oraret me fluksin më të lartë, me qëllim shmangien e radhëve dhe vonesave për udhëtarët.