AKTUALITET, 27 August 2026, 15:18

Vdes "kasapi i Bosnjes", Ratko Mladic

Ratko Mladić, gjenerali serb i Bosnjës që orkestroi masakrën e Srebrenicës dhe rrethimin e Sarajevës gjatë luftërave në Ballkan, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.

Lajmi u raportua nga transmetuesi publik serb RTS dhe u konfirmua për Reuters nga avokati i tij.

I njohur si “Kasapi i Bosnjës”, Mladić u shpall fajtor në vitin 2017 nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) për drejtimin e një fushate spastrimi etnik kundër popullsisë joserbe të Bosnjës në fillim të viteve 1990.

Gjykata, e krijuar nga Kombet e Bashkuara, e shpalli atë fajtor për gjenocid, krime kundër njerëzimit, përndjekje, shfarosje, vrasje, terror, sulme të paligjshme ndaj civilëve dhe marrje pengjesh.