AKTUALITET, 27 August 2026, 16:15

Regjistrimi në universitete, shtatë faza në raundin e parë: 25% e maturantëve u paraqitën që ditën e parë

Regjistrimi në universitete, shtatë faza në raundin e parë:

Regjistrimet në universitete kanë nisur me ritëm të lartë. Vetëm në ditën e parë të fazës së parë, të hapur të mërkurën, rreth 25% e maturantëve janë regjistruar në programin ku do të vijojnë studimet.

Kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar, Arjan Xhelaj, thotë se ritmin më të shpejtë të regjistrimeve po e shënojnë degët me konkurs.

Xhelaj tregon se si funksionon procesi dhe u bën thirrje maturantëve të cilët nuk dalin fitues në fazën e parë, të tregohen të duruar, pasi mund të shpallen fitues në fazat e tjera.

Sa i përket regjistrimeve në universitetet jo publike, Xhelaj thotë se ndahen në dy kategori: ata që e kanë vendosur më herët që do të ndjekin studimet në sektorin privat dhe ata të cilët  nuk arrijnë të fitojnë degën që dëshirojnë në universitetet publike.