AKTUALITET, 27 August 2026, 13:59

Ngjarje tragjike në Farkë, 24-vjeçari përplas aksidentalisht për vdekje fëmijën 1 vjeç e gjysmë, arrestohet nga policia

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia pasi dyshohet se mbrëmjen e djeshme, në Farkë, ka përplasur aksidentalisht me automjet një vajzë rreth 1 vjeç e gjysmë. 

Sipas policisë, shtetasi A. T. po kryente manovrën për lëvizje mbrapa me automjet kur ka goditur fëmijën. Si pasojë e plagëve të marra, vajza ka humbur jetën.