AKTUALITET, 15 Prill 2020, 23:40

Belgjika zgjat bllokimin deri më 3 maj

Belgjika zgjat bllokimin deri më 3 maj

Masat e kontrollit në fuqi në Belgjikë që nga mesi i marsit, për të frenuar pandeminë e koronavirusit do të zgjaten deri, më 3 maj, njoftoi sot kryeministrja, Sophie Wilmès.

“Përveç kësaj, asnjë ngjarje masive nuk mund të organizohet para 31 gushtit”, shtoi ajo.

Deri më tani mbyllja ishte planifikuar deri më 19 prill.

Asnjë datë nuk është specifikuar për rihapjen e shkollave dhe bizneseve.

Një tjetër takim në lidhje me krizën është planifikuar për javën e ardhshme për të diskutuar lehtësimin progresiv të kufizimeve, i cili do të zbatohet nga fillimi i majit.