AKTUALITET, 15 Prill 2020, 20:39

Ditë tragjike për Francën/ Shënohen 1438 viktima nga COVID-19 në 24 orët e fundit

Ditë tragjike për Francën/ Shënohen 1438 viktima nga

Franca ka shënuar një ditë tragjike pasi 1 mijë e 438 pacientë ndërruan jetë vetëm në 24 orët e fundit prej COVID-19.

Tashmë numri total i viktimave në Francë ka shkuar në 17 mijë teksa dita e sotme shënoi një pothuajse dyfishim të shifrave.

Lajmi i mirë është se ka rënë numri i pacientëve në spitale me COVID-19 sot teksa tashmë Franca dhe SHBA janë dy vendet me numrin më të lartë të vdekjeve në ditë ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar.

15 prilli ishte dita më e keqe që ka kaluar Franca që kur ka filluar përhapja e COVID-19 me më shumë viktima teksa Presidenti Macron ka lajmëruar se deri më 11 maj nuk ndyshon karantina.