AKTUALITET, 15 Prill 2020, 22:07

Meta mesazh qytetarëve: Dy kundërshtarët tanë aktualë janë padurimi dhe shkujdesja

Meta mesazh qytetarëve: Dy kundërshtarët tanë aktualë

Presidenti Ilir Meta thotë se, situata aktuale është përmirësuar krahasuar me tri javë më parë. Sipas kreut të shtetit, se kemi siguruar një situatë relativisht të qëndrueshmeështë dhe është e nevojshme rritja e testimeve.

"Dua të ndaj shpresën dhe besimin tim të plotë se ditët më të mira i kemi përpara. Tani kemi dy kundërshtarë.

Në rast se në fillim kishim panikun dhe paqartësinë, tani pasi kemi siguruar një situatë relativisht të qëndrueshme, kundërshtari unë kryesor është padurimi dhe shkujdesja.

Kështu që është më rëndësi të vazhdojmë qetësinë, durimin dhe bashkëpunimin, e shumë shpejt do t’i rikthehemi normalitetit, gjallërisë së jetës dhe afërsisë fizike me të afërmit, miqtë e familjarët tanë", tha Meta gjatë një interviste për televizionin “ABC News”.