AKTUALITET, 15 Prill 2020, 21:31

‘Ka hyrë në Shqipëri që në shkurt’/ Mjeku hedh hipotezën për koronavirusin: Njerëzit s’e kanë kuptuar, vështirë ta dallosh nga gripi normal

‘Ka hyrë në Shqipëri që në shkurt’/ Mjeku


Mjeku Arjan Mezini ka hedhur hipotezën se rastet e para të koronavirusit në Shqipëri, të kenë mbërritur që në fillim të shkurtit.

I ftuar në emisionin “Byro Politike”, mjeku tha se rastet e para mendohet që të kenë hyrë në vend në muajin e dytë të vitit por shenjat janë intensifikuar në fillimin e marsit.

Besoj që nga fillimi i shkurtit e kemi pasur koronavirusin më pas u intensifikua në fund të muajit dhe në fillimin e marsit. Probabiliteti është i lartë që mund të ketë kaluar pa e kuptuar ne. Ka pasur shumë raste me kollë dhe temperaturë të lartë që nuk qetësoheshin prej disa ditësh. COVID-19 rastisi në të njëjtën periudhë me gripin sezonal dhe dallimi është i vështirë,”-tha mjeku.