TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Byro politike”, ka treguar detaje lidhur me mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, pasditen e sotme.
Në fjalën e tij, Meta ka bërë me dije se është informuar mbi gjendjen e vendit, duke theksuar se ndër kërkesat e tij ka qënë edhe ajo për përmbylljen e këtij viti shkollor.
“Mbledhja ishte një vazhdimësi e mbledhjes së parë. Dhe vlerësim për menaxhimin e pandemisë, ecurinë në të ardhmën. Situata paraqitet e qëndrueshme. Po kështu janë marrë masat dhe kemi infrastrukturë më të mirë. Njëkohësisht mendoj që pavarësisht dallimeve, numri i testimeve është rritur jo si qëllim por domosdoshmëri për të bërë izolimin. Në këtë drejtim një falenderim i shkon personalitetit shëndetësor. Morëm shifra konkrete nga ministrja e Shëndetësisë që nga testimet tek infrastruktura. Për situatën ekonomike do të ketë një angazhim të dytë për të gjithë ata që cënohen nga koronavirusi. Ndamë mendimin se ky vit shkollor duhet të mbyllet. Paketa ekonomike është një paketë mbijetesë, por jo një bumi ekonomik,”-tha Meta.
I pyetur lidhur me ndryshimet e Kodit Penal, kreu i shtetit tha se ka kërkuar që boshllëqet në Kodin Penal të plotësohen por pa shkelur të drejtat e qytetarëve.
“Duhet të presim derisa Kuvendi të mbyllë punimet e tij, por mund t’ju them se drafti i parë ka sjellë shqetësime. Unë nuk dua të paragjykoj qëllimet pasi përballimi i një situate të tillë nuk ka qënë i parashikuar në Kodin tonë Penal dhe mendoj që nuk synohet për ta përdorur për të shkelur të drejtat por për të ndëshkuar. Kam shprehur mendimin tim se duhet punuar me përgjegjshmëri. Çdo lloj boshllëku të plotësohet por me përgjegjshmëri,”-shtoi më tej presidenti.