TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama reagon pas video-konferencës së sotme të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, të thirrur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, për të diskutuar paketën financiare të qeverisë në kohën e pandemisë, ku morën pjesë edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe ministra të kabinetit qeveritar.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se, ishte një mbledhje e gjatë, por e dobishme dhe se u diskutua për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim.
Postimi i plotë:
“Mbledhje e gjatë por e dobishme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës & kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim! Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, pollitika do ishte shumë ndryshe”
https://twitter.com/ediramaal/status/1250487973960994820