AKTUALITET, 15 Prill 2020, 22:11

Basha reagon pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: I kërkova qeverisë të mbështesë familjet në nevojë dhe bizneset

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, reagon pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u zhvillua online pasditen e sotme dhe zgjati rreth pesë orë.

Kryedemokrati thekson se, i ka kërkuar qeverisë të mbështesë familjet në nevojë dhe bizneset në këto kohë të vështira të koronavirusit.

“Në mbledhjen e KSK detajova arsyet, nevojën dhe përfitimet që kanë qytetarët nga rritja e testimeve, si dhe i kërkova qeverisë mbështetjen për familjet në nevojë dhe bizneset në këto kohë të vështira. Njerëzit duan garanci për jetën, shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Ky është angazhimi im dhe i opozitës. Gjithë energjitë dhe resurset e qeverisë duhet të shkojnë për të lehtësuar krizën dhe jo për sulme politike, sepse sot shqiptarët e papunë dhe në vështirësi ekonomike, kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme. #ditemetemira”, shkruan Basha.