AKTUALITET, 15 Prill 2020, 22:23

Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve në Turqi, në 24 orë ndërruan jetë 115 persona

Rritet numri i viktimave dhe të infektuarve në Turqi, në 24

Në Turqi numri i të infektuarve dhe viktimave ka pësuar një rritje të lehtë, në krahasim me ditën e djeshme.

Kështu në 24 orët e fundit janë regjistruar 4281 raste të reja me koronavirus, ndryshe nga dje kur u shënuar 4062, duke e çuar numrin total në 69,392.

Edhe numri i viktimave ka pësuar gjithashtu rritje. Nga 107 që u regjistruan në 24 orët e djeshme, sot kanë humbur jetën 115 persona, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në 1,518

Kurse numri i të shëruarve llogaritet 5,674.