AKTUALITET, 15 Prill 2020, 22:42

Yuri Kim: Mbreslënëse të shohësh Metën, Ramën dhe Bashën të bashkëpunojnë...

Yuri Kim: Mbreslënëse të shohësh Metën, Ramën dhe

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, ka vlerësuar mbledhjen e dytë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare duke theksuar se është mbresëlënëse të shohësh Metën, Ramën dhe Bashën të bashkëpunojnë.

Sipas diplomates amerikane, kjo është udhëheqja e vërtetë për të mbrojtur popullin shqiptar dhe për të zbutur dëmet nga COVID-19.

Statusi i ambasadores Kim

E kuptoj se mbledhja e sotme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare ishte e gjatë, por produktive. Shumë mbresëlënëse për të parë Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryetarin e PD Lulzim Basha dhe udhëheqës të tjerë që bashkëpunojnë për të mbrojtur popullin shqiptar dhe për të zbutur dëmet nga COVID19. Udhëheqja e vërtetë.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1250519408721747972