AKTUALITET, 24 Mars 2020, 19:03

BE 50 mln euro Shqipërisë në luftën kundër koronavirusit, reagon Basha: Nuk jemi vetëm! Mirënjohje për këtë ndihmë të çmuar

BE 50 mln euro Shqipërisë në luftën kundër

Kreu i opozitës, Lulzim Basha, ka reaguar pas lajmit se Bashkimi Evropian do të ndihmojë Shqipërinë me 50 milionë euro në betejën me koronavirusin.

Me një shënim në rrjetet sociale, ndërsa shpërndan njoftimin e ambasadorit Luiggi Soreca, Basha i shpreh mirënjohjen BE-së “për ndihmën e çmuar në këtë ditë të vështirë”.

“Nuk jemi vetëm! Mirënjohje Bashkimit Europian për këtë ndihmë të çmuar për shqiptarët dhe Shqipërinë, në këtë ditë të vështirë!”, shkruan Basha.

Me një deklaratë, ambasadori i BE, Luigi Soreca njoftonte:

“I lumtur të njoftoj ndihmën konkrete të BE-së ?? për Shipërinë në luftën kundër #COVID19.

▶4 mln€ për pajisje dhe mbështetje shëndetësore

▶11 mln€ për mbrojtjen sociale

▶deri në 35 mln€ për rimëkëmbjen ekonomike.

BE-ja është gjithmonë me ?? në kohë nevoje. Jemi gjithmonë me Shqipërinë.”