AKTUALITET, 24 Mars 2020, 18:58

Beteja me koronavirusin/ BE ndan 50 mln euro për Shqipërinë. Reagon Soreca dhe kryeministri Rama. Si ndahet shuma

Beteja me koronavirusin/ BE ndan 50 mln euro për Shqipërinë.

Lajmin e bëri të ditur fillimisht ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luiggi Soreca dhe më pas edhe kryeministri Edi Rama.

Përfaqësuesi i BE-së në Tiranë thotë se shuma në fjalë ndahet në tre zëre, ku 4 mln euro shkojnë menjëherë për pajisje dhe mbështetje shëndetësore, ndërsa 11 mln euro për mbrojtje sociale.

Pjesa tjetër do të shkojë për përballuar pasojat në ekonominë shqiptare.

Luiggi Soreca:

Jam i gëzuar të njoftoj se sot BE jep ndihmë konkrete për Shqipërinë për të luftuar COVIDー19 .

▶ ️ 4 M € për pajisje të menjëhershme dhe mbështetje shëndetësore

▶ ️ 11 M € për mbrojtje sociale

▶ ️deri në 35 M € për rikuperim ekonomik. BE është gjithmonë me Shqipërinë në kohen e nevojes! Jemi gjithmonë me Shqipërine!

Kryeministri Rama:

BASHKIMI EUROPIAN I AKORDON SHQIPËRISË 50 MILIONË EURO PËR LUFTËN KUNDËR COVID-19??❤??

Zoti i shqiptarëve është i Madh?